Sociale 14 October 2025, 20:10 Nga VNA

Vijon bllokimi në autostradën Tiranë-Durrës, punimet deri në fund të javës

Ndaje në Whatsapp
Vijon bllokimi në autostradën Tiranë-Durrës, punimet deri

Autostrada Tiranë–Durrës do të vijojë të përballet me kufizime në qarkullim si pasojë e punimeve për rehabilitimin e shtresave asfaltike në segmentin Vorë – Ura e Dajlanit. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan të ri menaxhimi të trafikut, për të shmangur sa më shumë kaosin rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga sot, 14 tetor, në orarin 23:00 – 06:00, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente kryesore:

Vorë – Maminas

Maminas – Sukth

Sukth – Fllakë

Fllakë – Mbikalimi i Shkozeti

Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit

Punimet në secilin segment pritet të zgjasin 1 deri në 2 ditë, ndërsa pritet që ndërhyrjet të përfundojnë brenda kësaj jave.

Për të shmangur trafikun dhe vonesat, ARRSH sugjeron përdorimin e rrugës alternative: Vorë – Maminas – Katër Rrugët e Shijakut – Durrës, gjatë orareve të bllokimit.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në drejtimin Vorë–Durrës, punimet do të zhvendosen në kahun tjetër të autostradës, Ura e Dajlanit – Vorë, sipas të njëjtit plan dhe orar.

ARRSH thekson se ndërhyrja është e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së rrugës dhe u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe përdorimin e rrugëve alternative për të lehtësuar qarkullimin dhe vijimin e punimeve pa ndërprerje.

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme