Sociale 16 August 2025, 18:55 Nga VNA

Vijon beteja me flakët/ 13 vatra zjarri në vend, 10 prej tyre ende aktive

Ndaje në Whatsapp
Vijon beteja me flakët/ 13 vatra zjarri në vend, 10 prej tyre ende

 

Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar zjarresh në disa zona të vendit, ku vijojnë të jenë aktive 10 nga 13 vatra zjarri të raportuara deri në mesditën e sotme. Terreni i vështirë, temperaturat e larta dhe era po pengojnë operacionet e shuarjes, ndërsa në disa raste është dashur edhe ndërhyrja ajrore.

Situata në qarqet kryesore:

Bulqizë – Dy vatra zjarri janë raportuar në këtë bashki. Në fshatin Tërnovë, njësia Zerqan, zjarri vazhdon të përparojë në kurorën pyjore, me rrezikshmëri të lartë për përhapje. Janë angazhuar mbi 50 forca nga strukturat shtetërore dhe Forcat e Armatosura, si dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Ndërkohë, vatra në Malin me Gropa, afër fshatit Val, mbetet nën monitorim për shkak të terrenit të rrezikshëm.

Fushë Arrëz – Në fshatin Xeth, njësia Blerim, vijon përpjekja për shuarjen e tre vatrave të ndara. Janë përfshirë mbi 150 forca nga disa institucione dhe ka ndërhyrë edhe një helikopter. Zjarri ka hyrë në zona me pisha të dendura.

Mirditë – Në Rubik, fshati Velë, zjarri ka përfshirë një masiv pyjor me pisha. Terreni i thepisur po vështirëson ndërhyrjen tokësore. Pjesë e operacionit janë 48 forca nga MZSH, bashkia dhe struktura të tjera.

Tiranë – Vatra të shumta janë regjistruar në fshatrat Ibë, Durisht, Damjan, Ferraj, Zall-Herr, Priskë e Vogël, Zgure dhe Pezë-Helmës. Në këtë të fundit, situata është më e rënduar për shkak të rrezikut që paraqet për pyllin me pisha të Pezës. Janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse dhe ka operuar edhe një helikopter i EBA.

Kolonjë – Në Parkun Natyror të Gërmenjit, vatra është nën monitorim pas neutralizimit të saj, megjithatë kushtet atmosferike kanë sjellë riaktivizime të vogla.

Gramsh – Në njësinë Skënderbegas dhe Kukur janë riaktivizuar disa vatra, ku zjarrfikësit, punonjësit e pyjores dhe vullnetarët vijojnë punën për shuarjen e tyre.

Elbasan – Në Malin e Shirokës, njësia Zavalinë, zjarri mbetet aktiv, ndërsa terreni dhe dendësia e pyllit po e bëjnë ndërhyrjen të vështirë.

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme