Sociale 6 February 2026, 14:58 Nga VNA

Velipojë/ Banorët kundër ndërtimit të resortit, përplasje me policinë

Ndaje në Whatsapp
Velipojë/ Banorët kundër ndërtimit të resortit,

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll, në Velipojë, kanë protestuar sërish sot kundër ndërtimit të një resorti luksoz në zonën e tyre.

Protestuesit kanë bllokuar punimet këtë të premte, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në kantier dhe nxjerrë punonjësit nga makineritë e rënda. Situata ka sjellë edhe përplasje me forcat e policisë, ndërsa punimet janë ndërprerë dhe punonjësit kanë zbritur nga fadromat.

Banorët kanë bërë thirrje për bashkëpunim edhe me banorët e tjerë të zonës, duke u shprehur të vendosur për të bllokuar çdo ditë punimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kjo është dita e pestë e protestës së banorëve të Baks-Rrjoll, pas një aksioni të një dite më parë pranë SPAK, ku kërkuan ndërhyrjen e institucioneve. Banorët kanë paralajmëruar një tjetër protestë të hënën në orën 09:00 pranë Prokurorisë së Shkodrës.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme