Sociale 27 March 2026, 09:45 Nga VNA

Vajit i lulediellit shtrenjtohet deri 8%; Importuesit: Çmimi do të arrijë 190 lekë për litër

Ndaje në Whatsapp
Vajit i lulediellit shtrenjtohet deri 8%; Importuesit: Çmimi do të

Në tregun vendas përveç shtrenjtimit të naftës ka nisur edhe rritja e çmimeve për produktet ushqimore, e ndikuar nga shtrenjtimit e furnizimeve të importuesve.

Shtrenjtimi i lëndëve djegëse për rafineritë e përpunimit të vajit të lulediellit jashtë dhe tarifat për transport kanë sjellë që përgjatë muajit mars importuesit vendas të shtrenjtojnë çmimin e shitjes me shumicë të vajit ushqimor nga 7-8%.

Gjatë muajit shkurt, periudhë para nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, sipas importuesve vaji i lulediellit tregtohej me çmim shumice nga 176 deri 178 lekë për litër. Duke nisur nga java e tretë e muajit mars importuesit pohojnë se kanë qenë të detyruar të rrisin çmimin me rreth 5 lekë për litër, duke e çuar 182 deri 183 lekë për litër.

Nga fillimi i javës së fundit të muajit mars, importuesit e vajit të përpunuar që ambalazhohet në vend, thonë se do të ketë edhe një tjetër shtrenjtim të çmimit me 7 lekë të tjera për litër. Pas këtyre rritjeve, çmimi më shumicë i vajit ushqimor arrin 190 lekë për litër.

Një prej importuesit e vajit të lulediellit shpjegoi për “Monitor” se shkak i shtrenjtimit të çmimit është rritja e çmimit të produktit nga fabrikat prodhuese dhe shtrenjtimit të tarifave të transportit.

“Prodhuesit e vajit në Hungari nga ku furnizohet Shqipëria kanë rritur çmimin e shitjes së produktit, për shkak të rritjes së kostove nga karburanti dhe lëndët djegëse që përdorin rafineritë. Vetëm nga shtrenjtimi i lëndëve djegëse çmimet e furnizimeve janë rritur 1.5 lekë për litër.

Pas nisjes së luftës shtrenjtim të ndjeshëm ka pasur edhe për tarifat e transportit. Nëse gjatë muajit shkurt për transportin e 1 ton vaj paguhej tarifa nga 140 deri 160 USD, pas nisjes së luftës tarifa e transportit arriti 200 USD për ton. Kjo e  shtrenjton edhe 1 lekë tjetër për litër vajin e importuar.”

Situatë e ngjashme me shtrenjtim të çmimeve për vajin ushqimor të lulediellit ndodhi edhe gjatë muajit mars 2022.

Pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë dhe vështirësive të krijuara në importin e vajit të lulediellit, çmimet në tregun shqiptar u rritën me rreth 33%. Në muajin mars 2022, çmimi i vajit të lulediellit në tregun e pakicës u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër në muajin shkurt (32,5% rritje).

Pas kësaj periudhe, çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër, ndërsa në mesin e muajit prill, çmimi i vajit me pakicë arriti pikun 400 lekë për litër.

Ekspertët nënvizojnë se mungesa e prodhimit të vajit ushqimor vendas tregoi edhe një herë se ekonomisë shqiptare i mungoi amortizatori kryesor për të frenuar inflacionin e çmimit.

Shqipëria ka pasur dy rafineri të përpunimit të vajit, fabrikën e kompanisë “Olim” dhe të shoqërisë “Vajra bimore” që tregtonte vajin “Fiol”, por aktualisht asnjë prej tyre nuk importon vaj të papërpunuar (grexho) dhe ta rafinojë atë duke e kthyer në vaj ushqimor. Prej 2016, prej gati 1 dekade kompanitë përpunuese janë kthyer në ambalazhues të vajit të përpunuar të importit. / Monitor

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme