Sociale 29 December 2025, 08:17 Nga VNA

Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me Tiranën, të dyja po shesin bileta!

Ndaje në Whatsapp
Turkish Airlines sposton Air Albania, do fillojë fluturimet me

Ka përfunduar pa lavdi bashkëpunimi që u nis me bujë mes shoqërisë turke të fluturimeve “Turkish Airlines” dhe “Air Albania”, kompanisë shqiptare ku shteti ka 10% të aksioneve.

Pasi njoftoi në nëntor se kishte nxjerrë në shitje kuotën e saj prej 49% që zotëronte në “Air Albania”, operatori turk ka bërë të ditur se do të nisë fluturimet direkte nga Tirana. Në faqen e “Turkish Airlines” njoftohet se nga 10 janari do të jetë e mundur të prenotohen bileta. Nga kërkimi rezulton në fakt se biletat mund të blihen që nga shkurti me çmime me 51-58 euro në një drejtim.

Përmes Turkish Airlines mund të udhëtohet tranzit nga Stambolli në të gjithë botën, teksa Aeroporti i Stambollit që nga tetori është më i madhi në Europë, duke ia kaluar Heathrow të Londrës.

Edhe Air Albania vazhdon të shesë bileta

Në 19 nëntor Turkish Airlines njoftoi se vendosi të shesë gjithë pjesën e saj prej 49% në Air Albania. Një javë më pas Turkish bllokoi dhe shitjen e biletave tranzit përmes Air Albania, duke detyruar ata që kishin blerë bileta tranziti të shkonin në Stamboll përmes Podgoricës ose Prishtinës. Këtu filluan dhe problemet për operatorin shqiptar. Air Albania filloi të anulonte fluturimet drejt Stambollit, megjithëse në sistem vazhdoi të shiste bileta dhe po vazhdon të shesë, pavarësisht se Auoriteti i Aviacionit Civil konfirmoi se i ka pezulluar licencën.

Sipas faqes së internetit, fluturimi i radhës i Air Albania për në Stamboll është planifikuar për në 30 dhjetor, me çmim 103 euro vetëm vajtje, që arrin në 173 euro po vetëm vajtje në 2 janar. Teksa kompania ka mbi një muaj që shet bileta dhe pastaj anulon fluturimet nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe asnjë përgjegjësi për klientët, që kanë blerë bileta.

Sipas të dhënave nga Tirana International Airport, pesha e tregut të Air Albania sipas numrit të pasagjerëve për periudhën janar-qershor 2025 ka zbritur në 2.5%, nga 18% që kishte në vitin 2021. Më pas, konkurrenca e “Wizz Air” dhe “Ryanair” ndikoi në aktivitetin e këtij operatori në destinacionet përveç Stambollit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tirana International Airport, për vitin 2024 nga dhe drejt Stambollit nga Rinasi udhëtuan rreth 408 mijë pasagjerë, duke qenë destinacioni i gjashtë me trafikun më të lartë, pas Milano+Bergamo, Londrës, Romës, Bolonjës, Treviso, Piza.

Air Albania nuk ka dorëzuar asnjëherë bilanc. Sipas të dhënave nga Tatimet, qarkullimi vjetor i kompanisë  ka qenë 4-5 miliardë lekë në vit, ndërsa operatori ka rezultuar gjithmonë me humbje, duke e kthyer atë sot në një shoqëri praktikisht të falimentuar dhe duke bërë që Turkish ta braktisë atë.

Fundi pa lavdi i premtimeve të Air Albania

Air Albania u themelua zyrtarisht më 16 maj 2018 si një partneritet publik-privat mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Linja ajrore kishte si aksioner kryesor kompaninë turke Turkish Airlines (49,12%) dhe aksionet e mbetura i ndajnë ndërmarrja shtetërore shqiptare Albcontrol (~10 %) dhe një kompani private shqiptare MDN Investment (~41 %).

Kompania, që u promovua fort nga qeveria, kishte plane shumë ambicioze, si në zgjerimin e destinacioneve në Europë, me linja drejt Italisë, Britanisë, të cilat u realizuan përkohësisht, ashtu dhe ato përtej saj deri në SHBA, siç u reklamua nga Kryeministri Rama një vit më parë në një takim me diasporën në SHBA.

“Jemi duke diskutuar me kompaninë Air Albania, për të mundësuar më në fund një fluturim të drejtpërdrejtë të Air Albania. Fluturimin e parë kur do të ndodhë nuk jua them dot, por kur të ndodhë do ta bëjmë patjetër këtu në Nju-Jork” do të shprehej Rama në Tetor 2024.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme