Sociale 27 August 2025, 16:49 Nga VNA

Tuneli i Llogarasë, nga 15 shtatori nis pagesa 10 euro vajtje -ardhje

Ndaje në Whatsapp
Tuneli i Llogarasë, nga 15 shtatori nis pagesa 10 euro vajtje -ardhje

Qarkullimi në Tunelin e Llogarasë do të jetë pa tarifë deri në përfundim të sezonit turistik, konkretisht deri më 15 shtator, sipas burimeve nga "Vizion Plus". Pas kësaj date, përdoruesit do të duhet të paguajnë një tarifë prej 10 eurosh për vajtje-ardhje me automjet në këtë vepër infrastrukturore.

Tuneli, i gjatë 5.9 kilometra, ka reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati drejt Palasës, nga 45 minuta që kërkonte më parë kalimi në Qafën e Llogarasë, në vetëm 7 minuta.

Projekti përfshin dy tunele, ku njëri prej tyre është ndërtuar për raste emergjencash, por parashikimet janë që, në rast rritjeje të fluksit të turistëve, të dy tunelet të shfrytëzohen për qarkullim normal.

Menaxhimi i pagesave do të realizohet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, një shoqëri aksionere me kapital shtetëror, që përfaqësohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky ent do të kujdeset për funksionimin e portave automatike, mirëmbajtjen, sistemin e tarifimit, shpërndarjen e biletave dhe abonimeve mujore për përdoruesit e rregullt.

Me nisjen e pagesës në Tunelin e Llogarasë, bëhen gjithsej tre segmentet rrugore me pagesë në vend: Milot–Morinë, Thumanë–Kashar dhe Dukat–Palasë.

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme