Sociale 15 May 2026, 14:00 Nga VNA

Tregtarët në Korçë sërish në protestë: Bashkia po na çon drejt falimentimit

Ndaje në Whatsapp

Tregtarët në Korçë sërish në protestë:

Tregtarët e tregut maqedonas në Korçë protestuan sërish para Bashkisë së qytetit, duke kundërshtuar vendimin për vendosjen e tendave të reja uniforme, të cilat sipas tyre kanë një kosto të papërballueshme për bizneset e vogla.

Kjo është protesta e dytë brenda pak javësh, ndërsa tregtarët ankohen për urdhra të vazhdueshëm dhe kërkesa kontradiktore nga Bashkia dhe Policia Bashkiake. Sipas tyre, rregullat ndryshojnë vazhdimisht dhe mungon transparenca mbi vendimet që po merren për tregun.

Tregtarët denoncojnë edhe afatin e vendosur nga Bashkia deri më 19 maj për instalimin e tendave të reja, të cilin e konsiderojnë të papranueshëm. Ata thonë se kostoja e tendave arrin deri në 700 mijë lekë dhe duhet të përballohet nga vetë bizneset.

Sipas protestuesve, Bashkia duhet të marrë përsipër investimin për tendat e reja, pasi shumë prej tyre po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. Ata paralajmërojnë se presioni ndaj biznesit të vogël po shtohet dhe se një pjesë e dyqaneve rrezikojnë mbylljen.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme