Sociale 26 December 2025, 15:46 Nga VNA

Tërhiqet deti në plazhin e vjetër dhe Zvërnec, dhuron imazh të veçantë

Ndaje në Whatsapp

Tërhiqet deti në plazhin e vjetër dhe Zvërnec, dhuron imazh

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe në Zvërnec, të tërhequr pas. Një pjesë e rërës poshtë tij ka dal në sipërfaqe, duke dhuruar një imazh të veçantë. Ky fenomen njihet si zbaticë dhe ndodh si pasojë e forcës tërheqëse të Hënës.

Ekspertët shpjegojnë se ndikimi i Diellit gjithashtu mund të shkaktojë zbaticë, por për shkak të largësisë së madhe, roli i tij është më i vogël krahasuar me atë të Hënës.

Baticat dhe zbaticat janë lëkundje ritmike vertikale të ujit të detit, të njohura ndryshe si faza të detit, të cilat formojnë ritmin natyror të nivelit të ujit në të gjitha detet dhe oqeanet e botës.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme