Sociale 15 October 2025, 11:22 Nga VNA

Të verbërit protestë përballë mungesës së mbështetjes institucionale

Ndaje në Whatsapp
Të verbërit protestë përballë mungesës së

Shoqata e të Verbërve ka zhvilluar sot një protestë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, duke ngritur zërin për kushtet e vështira me të cilat përballet prej vitesh ky komunitet.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës, prej më shumë se një dekade të verbërit vuajnë mungesën e mbështetjes nga institucionet shtetërore, çka ka çuar në përjashtimin e shumë prej tyre nga mundësitë e barabarta për arsimim, punësim dhe një jetë të pavarur.

“Në vitin 2009 është hera e fundit që është rritur asistenca për personat e verbër,” thuhet në letrën e kërkesës drejtuar qeverisë.

Shoqata i bën thirrje ekzekutivit të ndërhyjë urgjentisht për:

Rikthimin e shërbimeve publike të dedikuara për personat e verbër;
Rritjen e asistencës ekonomike;
Mundësimin e integrimit në tregun e punës, të paktën me pagë minimale.

Protestuesit theksuan se mungesa e politikave mbështetëse po i detyron shumë persona të jetojnë në izolim, duke i mohuar dinjitetin dhe të drejtën për një jetë të barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme