Sociale 21 March 2026, 14:04 Nga VNA

“Tavani” i qeverisë për naftën: ndërhyrje vetëm pasi çmimi të arrijë 220 lekë për litër

Ndaje në Whatsapp

“Tavani” i qeverisë për naftën: ndërhyrje

Shqiptarët duhet të presin që çmimi i karburanteve të arrijë në 220 lekë për litër që qeveria të ndërhyjë për të frenuar rritjen e mëtejshme.

Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria do të ndërhyjë në akcizën e naftës vetëm nëse çmimi kalon këtë nivel.

“Kemi marrë vendim që për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve, do të ketë menjëherë një ulje me 20% të akcizës së naftës”, tha Rama.

Kjo do të thotë se një nga masat e vonuara që qeveria paraqet si ndërhyrje do të hyjë në fuqi vetëm pasi çmimi të arrijë në një nivel shumë të lartë për qytetarët. Deri atëherë, shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë karburantin me çmimet e reja, të cilat tashmë janë rritur me 10–15 lekë për litër.

Ekspertët e tregut të energjisë shprehen se ulja e akcizës nuk ka një ndikim real në çmimin final për konsumatorin, ndërsa paralajmërojnë edhe për rrezikun e mungesës së furnizimit në treg.

Një tjetër masë e përmendur nga kryeministri është rikthimi i Bordit të Karburanteve, të cilin ai e paraqet si një mekanizëm për stabilizimin e çmimeve. Por përvoja e mëparshme e funksionimit të këtij bordi ka treguar se shqiptarët kanë vazhduar të paguajnë karburantet me çmime të larta, pa një ulje reale në treg.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme