Sociale 1 December 2025, 18:34 Nga VNA

Tatimet vendosin pagë minimale 80 mijë lekë në sektorin e ndërtimit

Ndaje në Whatsapp
Tatimet vendosin pagë minimale 80 mijë lekë në sektorin e

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur një dysheme të re pagash për sektorin e ndërtimit, duke përcaktuar se asnjë pagë në këtë industri nuk mund të jetë më e ulët se 80 mijë lekë të rinj.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjitha subjekteve të sektorit që të deklarojnë saktë dhe plotësisht pagat e punonjësve, në mënyrë që të shmangin kontrollet dhe masat administrative. 

Ky vendim vjen si pjesë e planit sektorial të ndërtimit, me synim uljen e informalitetit dhe rritjen e pagesave të sigurimeve shoqërore. Tatimet theksojnë se fokusi i kontrolleve nga dhjetori 2025 do të jetë te subjektet që deklarojnë paga nën nivelin indikativ apo që ndryshojnë profesionet e punonjësve për të ulur artificialisht pagën e deklaruar.

Sipas listës së pagave orientuese të publikuara nga Administrata Tatimore, paga më e ulët në sektor është ajo e sanitarit me 60 mijë lekë të vjetra, ndërsa për profesionet e tjera si bojaxhinj e pllakaxhinj pagat variojnë nga 85 mijë deri në 90 mijë lekë të vjetra. Pagat më të larta i përkasin arkitektëve dhe menaxherëve të projekteve.

Tatimet paralajmërojnë se çdo subjekt që deklaron paga nën nivelin indikativ apo ndryshon funksionet e punonjësve për të shmangur detyrimet, do të konsiderohet me risk të lartë dhe do të jetë objekt i kontrolleve të thelluara.

Materialet orientuese dhe tabela referuese e pagave shoqëron njoftimin zyrtar të Administratës Tatimore.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme