Sociale 8 August 2025, 08:59 Nga VNA

Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë/Kur Anija “Vlora” zbarkoi në Bari me mbi 20 mijë njerëz

Ndaje në Whatsapp
Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë/Kur Anija

Sot shënohet 34-vjetori i një prej ngjarjeve më të mëdha dhe më dramatike të emigracionit shqiptar: eksodi masiv drejt Italisë përmes Anijes “Vlora”, e cila më 8 gusht 1991 mbërriti në portin e Barit me mbi 20 mijë shqiptarë në bord.

Pas dekadash izolimi nën regjimin komunist, shqiptarët u përballën me realitetin e një vendi të rrënuar ekonomikisht dhe socialisht. Në përpjekje për të gjetur një jetë më të mirë, mijëra qytetarë hipën në mënyrë kaotike në anijen tregtare “Vlora” në Durrës, e cila u nis drejt Italisë, duke shënuar njërin prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së emigracionit shqiptar.

Pamjet e asaj dite janë bërë ikonike: njerëz të ngjitur në çdo pjesë të anijes, deri në majë të shtizës së flamurit. Pas mbërritjes në Itali, emigrantët u grumbulluan në stadiumin “Della Vittoria” në Bari, ku qëndruan për disa ditë në kushte të vështira, ndërsa ushqimi u dërgohej me helikopterë.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e tyre u riatdhesua brenda dy javësh (rreth 17,400 vetë), rreth 1,500 shqiptarë mbetën në Itali pasi kërkuan strehim politik.

Eksodi i 8 gushtit 1991 mbetet një moment historik që simbolizon jo vetëm dramën e një populli në kërkim të lirisë dhe dinjitetit, por edhe fillimin e një epoke të re për emigracionin shqiptar në Evropë.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme