Sociale 12 December 2025, 07:52 Nga VNA

Skandal/ Sperma e donatorit me gjen kanceroz u përdor në Shqiperi. Ministria e Shëndetësisë asnjë informacion për kontrollin ndaj klinikave

Ndaje në Whatsapp
Skandal/ Sperma e donatorit me gjen kanceroz u përdor në Shqiperi.

Në Britani është ngritur alarmi pasi sperma e një donatori me gjen të lidhur me rrezikun e lartë për kancer është përdorur për të ngjizur afro 200 fëmijë nëpërmjet procesit in vitro. Në këtë rrjet shpërndarjeje përfshihet edhe Shqipëria, por Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë nuk ka dhënë asnjë informacion lidhur me këtë skandal.

Në Shqipëri, pothuajse të gjitha klinikat private kryejnë procedurat in vitro duke përdorur spermë donatorësh. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë nuk ushtron kontroll të rregullt mbi to dhe nuk ofron transparencë se si funksionojnë këto klinika, sa standarde respektojnë dhe çfarë sigurie u ofrohet qytetarëve.

Sipas BBC, Banka Evropiane e Spermës në Danimarkë, e cila ka shpërndarë materialin biologjik në disa vende europiane, ka shprehur “ngushëllimet më të thella” për familjet e prekura dhe ka pranuar se sperma është përdorur për lindjen e shumë foshnjave në disa vende.

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë bashkëpunon me spitalet private në fusha të tjera, si transplantet, ajo vijon të mos japë garanci dhe të mos informojë publikun mbi sigurinë e procedurave in vitro, duke lënë në pasiguri qindra qytetarë që kërkojnë trajtim në klinikat private.

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme