Sociale 18 May 2026, 08:33 Nga VNA

Skandal me pensionistin/ Shteti i kërkon të kthejë 11 mijë lekë të energjisë për një gabim të administratës

Ndaje në Whatsapp

Skandal me pensionistin/ Shteti i kërkon të kthejë 11 mijë

Gazetari Andrea Danglli ka reaguar lidhur me rastin e një pensionisti që po detyrohet të kthejë 11 mijë lekë të përfituara nga kompensimi i energjisë, duke e cilësuar si një padrejtësi dhe poshtërim ndaj të moshuarve.

Postimi

Një pensionisti po i kërkohet me urgjencë të kthejë në buxhetin e shtetit 11 mijë lekë “të përfituara padrejtësisht” nga kompensimi i energjisë, për shkak të një gabimi të vetë administratës.

Dokumenti i firmosur, vulosur e menderosur që qarkullon nëpër rrjet, e ve me shpatulla pas muri këtë "armik të financave publike", duke i kërkuar që deri në korrik të kthejë çdo thërrime.

Personalisht propozoj që drejtori i cili ka firmosur, ose duhet të transferohet në SPAK si talent për gjurmimin e “krimit ekonomik” ku mund të konfiskojë para aspiratorësh, ose në morgun shtetëror, sepse veç aty mund të administrohet me kaq ftohtësi halli i një burri të moshuar.

Në këtë vend mund të humbasin miliona euro, mund të falen borxhe përmes mekanizmave që gjenden, mund të zhduken tendera, mund të bëhen pasanikë njerëz që dje nuk kishin as frena biçiklete, por kur vjen puna tek pensionisti, shteti bëhet tigër për ta kapur e rrjepur.

Pa ju dridhur qerpiku, e var në çengelin e ligjit, i kujton afatet, i llogarit kamatëvonesat dhe i bën me dije "hanxharin" që e pret.

Ka shumë marrëzi që ky popull i ka falur, po i fal dhe do t'i falë, por nuk e di nëse ka turp më të neveritshëm se poshtërimi i pleqërisë.

Skandal me pensionistin/ Shteti i kërkon të kthejë 11 mijë

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme