Sociale 9 April 2026, 18:38 Nga VNA

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut pjesë e misionit ‘Artemis II’ të NASA

Ndaje në Whatsapp
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut pjesë e misionit ‘Artemis II’

Albion Rexhepi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është një nga inxhinierët që po kontribuon në misionin e Artemis II, hap i radhës i NASAS-s drejt rikthimit të njeriut në hënë. Rexhepi thotë se kompania në të cilën ai po punon, merret që prej vitit 2022 me këtë projekt. Ai thotë së ndihet krenar por dhe flet për përgjegjësitë e jashtëzakonshme të kësaj pune.

 

‘Ndjehem shumë krenar të jem pjesë e një projekti si Artemis II. Kompania ime që prej vitit 2022 investon tek ky projekt, ne merremi. Ccdo projekt i nasës ka shumë vlerë për ne por sidomos Artemis II ku investohen jo vetëm shume vite por dhe miliarda dollarë, prandaj ndjehem shumë krenar me pjesëmarrjen në këtë projekt. Ne prodhojmë kompjuter shumë të mëdhenj, të cilat përdoren në fazën e zhvillimit të produkteve për Artemis II. Këto teste duhet të jenë shumë të sakta dhe ne investojmë ndër vite në produktet tona, që të jenë sa më të sakta dhe sa më të sigurta, sepse kuptohet që janë jetët e astronautëve’.

 

Albion Rexhepi thotë që ka studiuar në Maqedoni dhe ka një mesazh se me shkollim, me mund dhe me punë mund të arrish kudo.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme