Sociale 13 September 2025, 13:58 Nga VNA

Shqiptarët të parët në rajon për nga numri i leje për të qëndruar në BE

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët të parët në rajon për nga numri i leje

Në vitin 2024, në Bashkimin Europian u lëshuan 3.5 milionë leje qëndrimi të para për shtetasit jashtë territorit, një rënie prej 8.3% krahasuar me vitin 2023. Punësimi mbeti arsyeja kryesore, duke përbërë 31.9% të totalit ose plot 1.1 milion leje.

Por si paraqitet situata për Shqipërinë? Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave, gjatë vitit 2024 lidhur me lejet e para sipas arsyes, kohëzgjatjes së vlefshmërisë dhe shtetësisë BE ka aprovuar rreth 66 mijë leje të para për shtetas shqiptarë. Shumica dërrmuese lidhet me arsye familjare, me plot 34 mijë leje, ndërsa rreth 2 mijë iu dhanë për studime dhe afro 11 mijë për arsye të paspecifikuara.

Kur krahasohet me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria mbetet në krye sa i përket numrit të lejeve të para të lëshuara. Pas saj renditet Serbia me rreth 46 mijë leje, ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë përkatësisht 38 mijë dhe 39 mijë leje. Edhe Bosnja dhe Hercegovina ka regjistruar një numër të lartë lejesh, rreth 39 mijë, por Mali i Zi duket se ka përjetuar një ulje të ndjeshme, me vetëm 3,200 leje të para.

Analiza e arsyeve për marrjen e lejeve të qëndrimit tregon një mozaik të ndryshëm sipas shtetësisë. Për shtetasit e Ukrainës, Bjellorusisë dhe Indisë, arsyeja më e shpeshtë ishte punësimi, duke përbërë 72.5%, 55.2% dhe 43.9% përkatësisht. Nga ana tjetër, shtetasit e Afganistanit, Sirisë dhe Bangladeshit përfituan më shumë leje për arsye të mbrojtjes ndërkombëtare, me përqindje që varionin nga 40.8% deri në 85.4%.

Për shtetasit e Marokut, Kolumbisë dhe Turqisë, arsyet familjare dominuan, duke përbërë deri në 46.6% të lejeve të dhëna, ndërsa për shtetasit e Kinës arsye kryesore ishin studimet, me 34.1% të lejeve të lëshuara. Këto të dhëna tregojnë qartë se motivet e migrimit ndryshojnë ndjeshëm sipas shtetësisë dhe situatës socio-ekonomike të vendeve përkatëse.

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme