Sociale 20 October 2025, 18:58 Nga VNA

Shqiptarët “të çmendur” pas kafesë, importi gjatë vitit 2025 arrin majat historike

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët “të çmendur” pas kafesë, importi

Deri në muajin shtator të këtij viti, në Shqipëri janë importuar 7,027 tonë kafe, sasia më e lartë e regjistruar për këtë periudhë gjatë pesë viteve të fundit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë një rritje të dukshme të konsumit, që lidhet si me praninë e turistëve, ashtu edhe me zakonet e përditshme të shqiptarëve, të cilët konsumojnë mesatarisht 2 deri në 3 filxhanë kafe në ditë.

Në vit, Shqipëria importon mesatarisht rreth 8,500 tonë kafe, me sasi që variojnë në varësi të prodhimit në vendet e origjinës dhe kërkesës së brendshme. Vetëm në muajin shtator, në doganat shqiptare kanë kaluar 870 tonë kafe.

Megjithatë, pavarësisht këtij tregu në rritje, konsumi për frymë mbetet ndër më të ulëtit në rajon. Sipas statistikave, një qytetar shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kilogramë kafe në vit. Për krahasim, në rajon, serbët kryesojnë me 5.4 kg për frymë, të ndjekur nga boshnjakët me 4.3 kg.

Në rang global, vendet skandinave janë liderë të konsumit të kafesë. Finlanda mban vendin e parë me 9.1 kg për frymë në vit, pasuar nga Norvegjia me 7.2 kg. Ndërkohë, në vendet aziatike konsumi është më i ulët, për shkak të traditës së fortë të konsumit të çajit, që shpesh zëvendëson kafenë në kulturën e përditshme.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme