Sociale 10 December 2025, 17:45 Nga VNA

Shqipëria voton pro pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision, mes bojkotit të disa vendeve dhe përplasjesh politike në Evropë

Ndaje në Whatsapp

Shqipëria voton pro pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision,

Shqipëria ka votuar pro pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision, në një vendim që ka shkaktuar përplasje të forta politike dhe ndarje mes vendeve evropiane. Pas tërheqjes së Spanjës, Holandës, Sllovenisë dhe Irlandës nga konkursi, Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) konfirmoi zyrtarisht pjesëmarrjen e Izraelit.

Në votimin e zhvilluar më 4 dhjetor, anëtarët e Unionit mbështetën pjesëmarrjen e Izraelit me 738 vota pro dhe 264 kundër. Në total, 31 vende votuan pro, 11 kundër dhe 5 abstenuan.

Në listën e vendeve që votuan pro Izraelit bën pjesë edhe Shqipëria, së bashku me: Andorrën, Austrinë, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Qipron, Çekinë, Danimarkën, Estoninë, Francën, Gjermaninë, Gjeorgjinë, Greqinë, Hungarinë, Italinë, Luksemburgun, Maltën, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut, Norvegjinë, Portugalinë, San Marinon, Rumaninë, Sllovakinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën.

Ndërsa kundër pjesëmarrjes së Izraelit votuan: Algjeria, Belgjika, Egjipti, Islanda, Irlanda, Libani, Mali i Zi, Maroku, Holanda, Sllovenia, Spanja, Tunizia, Turqia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Jordania, Lituania, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Vendimi i EBU u shoqërua edhe me rregulla të reja, që synojnë të kufizojnë ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverive në konkurs. Paralelisht me debatet politike, u përfol edhe për një krizë të mundshme financiare pas largimit të Spanjës, por drejtori i Eurovisionit, Martin Green, deklaroi se konkursi mbetet financiarisht i qëndrueshëm dhe se çdo mungesë mund të kompensohet nga rikthimi i disa vendeve vitin e ardhshëm.

Eurovision 2026 do të mbahet në Vjenë, me gjysmëfinalet më 12 dhe 14 maj, ndërsa finalja e madhe më 16 maj.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme