Sociale 4 December 2025, 07:55 Nga VNA

Shqipëria ul fondet për arsimin deri në vitin 2028, jo më shumë se 2.1% të PBB

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria ul fondet për arsimin deri në vitin 2028, jo më

Fondet për arsimin do të vijnë në ulje si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore, sipas parashikimeve në buxhetin afatmesëm 2026-2028.

Shqipëria alokon pak fonde për arsimin. Sipas INSTAT, shpenzimet publike për arsimin në vitin 2022 ishin vetëm 2,9% e PBB-së, ndërsa këtë vit pritet të arrijnë në 2.4% të PBB dhe në vitin 2028 do të jenë vetëm 2.1% të PBB-së.

Kjo tregon se teksa ekonomia rritet, ndahen më pak fonde për arsimin. E njëjta praktikë po ndodh edhe me shëndetësinë.

Fondet për arsimin ulen jo vetëm në raport me PBB-në, por edhe me shpenzimet totale buxhetore. Këtë vit buxheti i arsimit është sa 7.5% e totalit të buxhetit, teksa në 2028 nuk do të jetë më shumë se 7%.

Në Ballkanin Perëndimor, mesatarja e shpenzimeve për arsim në vendet e rajonit lëviz afër 3,9% të PBB-së, që tregon se Shqipëria mbetet poshtë nivelit të fqinjëve të saj.

Nga ana tjetër vendi ka mungesë të theksuar të infrastrukturës në shkolla me ndërtesa të amortizuara, mungesë infrastrukture teknologjike, dhe vështirësi në ofrimin e një mësimdhënie cilësore.

Gjithashtu ka ndarja e fondeve brenda niveleve arsimore mbetet difektoze. Shpenzimet për arsimin fillor janë relativisht rreth 1,8% e PBB-së), teksa buxheti është i ulët për arsimin e mesëm me rreth 0,4% e PBB-së, krahasuar me mesataren prej 2,0% në vendet e BE‑së.

Në një kohë që Bashkimi Europian dhe vendet e rajonit i kushtojnë arsimit më shumë fonde nga ekonomia e tyre, Shqipëria po mbetet pas dhe po thellon më tej hendekun.

Ulja e fondeve do të pengojë rritjen e cilësisë së mësimit, përmirësimin e infrastrukturës, dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. / Monitor

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme