Sociale 19 March 2026, 10:40 Nga VNA

Shqipëria e parafundit në Europë për lumturinë, nga korrupsioni i lartë e mungesa e miqve

Ndaje në Whatsapp

Shqipëria e parafundit në Europë për lumturinë, nga

Niveli i korrupsionit dhe mungesa e mbështetjes nga miqtë janë dy faktorët kryesorë që i bëjnë shqiptarët më të palumturit e Europës, me përjashtim të Turqisë.

Megjithatë, në një tendencë pozitive, të rinjtë duket se janë më të lumtur se një dekadë më parë. Tendenca është krejt e ndryshme për shtetin që flet të njëjtën gjuhë, Kosovën, që këtë vit është renditur ndër 20 më të lumturit në botë.

Shqipëria u rendit në vendin e 86 në Indeksin e Lumturisë për vitin 2026, me një përmirësim të lehtë nga pozicioni i 89 që kishte qenë një vit më parë, sipas një publikimi të Kombeve të Bashkuara, që bëhet çdo vit me rastin e Ditës së Lumturisë, që është në 20 mars.

Raporti Botëror i Lumturisë 2026, i publikuar nga Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, ofron një vështrim gjithëpërfshirës mbi nivelin e lumturisë në mbarë botën, duke u bazuar në të dhëna nga 147 vende.

Në Europë, Shqipëria lë pas vetëm Turqinë, me këtë të fundit që është shteti më i palumtur i Europës, në vendin e 94. Shteti më i lumtur në rajon është Kosova, e 16-a në botë, nga vendi i 29, që ishte vitin e mëparshëm. Pas Kosovës vijon Serbia, që renditet në vendin e 30, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 47, Mali i Zi në vendin e 60, Maqedonia e Veriut, në vendin e 82. Bosnja dhe Mali i Zi kanë një përmirësim me 10 vende nga viti i mëprshëm.

– Raporti bazohet në disa tregues kryesorë për të matur lumturinë e një vendi:

– Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë: Masa e të ardhurave mesatare të qytetarëve.

– Mbështetja sociale: Vlerësimi nëse individët kanë dikë tek i cili mund të mbështeten në kohë nevoje.

– Jetëgjatësia e shëndetshme: Vitet mesatare të jetës së shëndetshme që pritet të jetojë një individ.

– Liria për të marrë vendime jetësore: Shkalla në të cilën individët ndihen të lirë për të zgjedhur rrugën e tyre në jetë.

– Bujaria: Prirja e qytetarëve për të dhuruar për bamirësi.

– Perceptimi i korrupsionit: Perceptimi i nivelit të korrupsionit në qeveri dhe biznes.

Shqipëria penalizohet nga korrupsioni, duke u renditur në vendin e 120, ose shteti i 27 më i korruptuar në botë. Në Europë, për perceptimin e korrupsionit na e kalojnë Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë Hercegovina, që renditen përkatësisht të katërtat dhe të pestat më të korruptuara në botë.

Treguesi i dytë me renditjen më negative është mbështetja sociale, në vendin e 108 dhe mungesa e ndjenjës pozitive, ku jemi të 109-t.

Treguesit më pozitivë janë bujaria, ku renditemi në vendin e 59. Shqipëria renditet më mirë në treguesin e lirisë për të marrë vendime jetësore, e 37-a dhe të ardhurat për frymë në vendin e 67. Në treguesin pritshmërisë për të jeturar një jetë të shëndetshme vendi renditet i 38-i.

Të rinjtë janë më të lumtur

Të dhënat historike tregojnë se indeksi i lumturisë ka shënuar një përmirësim të lehtë vitet e fundit, i ndikuar kryesisht nga të rinjtë, duke arritur në nivelet e 2011-s, kur ishte shënuar dhe rezultati më i mirë deri tani.

Ky është një zhvillim pozitiv, teksa raporti i lumturisë tregon se Shqipëria renditet në vendin e shtatë për ndryshimin pozitiv të indeksit tek të rinjtë nën 25 vjeç nga 2006-2010 në 2023-2025.

Bota

Finlanda kryeson sërish si vendi më i lumtur në botë në raportin e vitit 2026, duke ruajtur këtë pozicion për të nëntin vit radhazi.

Së bashku me Islandën dhe Danimarkën, ajo konfirmon se besimi i lartë tek institucionet dhe cilësia e jetesës janë ndër faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e mirëqenies së qytetarëve.

Përtej Europës, Kosta Rika dhe Meksika dallohen si raste të veçanta, duke u renditur mes vendeve më të lumtura në botë dhe duke lënë pas shumë ekonomi më të pasura. Kosta Rika është ngjitur në vendin e katërt – rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë nga një vend i Amerikës Latine – ndërsa Meksika ka bërë një kërcim të fortë, duke u ngjitur në vendin e 12-të nga vendi i 36-të që mbante në vitin 2022.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e 23-të, një nga pozicionet më të ulëta në historinë e tyre.

Kjo vjen në vijim të një tendence rënëse që është vërejtur gjatë 15 viteve të fundit. Nga vendi i 11-të në vitin 2011, SHBA-ja ka rënë gradualisht, duke arritur nivelin më të ulët në vitin 2024, në vendin e 24-t. Një nga arsyet kryesore është përkeqësimi i mirëqenies te të rinjtë amerikanë, i lidhur shpesh me rritjen e përdorimit të rrjeteve sociale dhe përkeqësimin e shëndetit mendor.

Në Lindjen e Mesme, Izraeli renditet në vendin e tetë, duke qenë vendi më i mirë i pozicionuar në rajon, i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin e 21-të dhe Arabia Saudite në vendin e 22-të. Ndërsa në Azi, Tajvani është i vetmi vend që renditet në 30-shen më të mirë globale, duke zënë vendin e 26-të.

Në fundin e tabelës, Afganistani renditet si vendi më pak i lumtur në botë, i ndjekur nga Sierra Leone dhe Malawi. Prej vitesh, paqëndrueshmëria politike, lufta dhe kufizimet ndaj të drejtave dhe lirive kanë thelluar ndjesinë e pasigurisë dhe mungesës së shpresës në vend./ Monitor

Shqipëria e parafundit në Europë për lumturinë, nga

Shqipëria e parafundit në Europë për lumturinë, nga

Shqipëria e parafundit në Europë për lumturinë, nga

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme