Sociale 4 February 2026, 09:11 Nga VNA

Shoqata e Verbërve dënon gjuhën diskriminuese në Big Brother VIP ndaj Stenaldo Mëhillit

Ndaje në Whatsapp
Shoqata e Verbërve dënon gjuhën diskriminuese në Big Brother

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë dënon ashpër gjuhën diskriminuese të përdorur ndaj konkurrentit të verbër, Stenaldo Mëhilli, në Big Brother VIP Albania 5, ku verbëria u etiketua si “dënim” apo “mallkim nga Zoti”. Me anë të një deklarate kjo shoqatë shprehet se “Një gjuhë e tillë nuk është debat, as lojë, por shkelje e rëndë e dinjitetit njerëzor që ushqen paragjykime, bullizëm dhe përjashtim ndaj personave me aftësi të kufizuara — veçanërisht kur transmetohet në një format me audiencë masive.

Shoqata kërkon distancim të qartë publik nga kjo retorikë, ndjesë ndaj Stenaldos dhe komunitetit të personave me aftësi të kufizuara, si dhe zbatim të menjëhershëm të masave disiplinore me standard “zero tolerancë” për çdo formë diskriminimi.

Njëkohësisht, shprehet solidaritet i plotë me Stenaldon, i cili ka hyrë në këtë format si i barabartë dhe ka treguar se aftësia e kufizuar nuk e zbeh vlerën apo kapacitetin e një njeriu.

Shoqata e Verbërve të Shqipërisë i bën thirrje Top Channel dhe produksionit që ta trajtojnë këtë ngjarje me përgjegjësi serioze publike, si një moment edukues dhe jo si një incident që mund të kalojë pa pasoja.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme