Sociale 29 November 2025, 15:41 Nga VNA

Shkolla "Fan Noli" refuzoi vendosjen e stolit, familja e Martin Canit e vendos në shtëpi

Ndaje në Whatsapp
Shkolla "Fan Noli" refuzoi vendosjen e stolit, familja e Martin Canit

Familja e Martin Canit dhe grupimi qytetar “Prindër për Arsim Cilësor” vendosën stolin përkujtimor kushtuar djalit të ndjerë, pas refuzimit të shkollës “Fan Noli” për ta vendosur atë në oborrin e institucionit arsimor.

Stoli u vendos pranë banesës së familjes Cani, në një ceremoni të thjeshtë, por të mbushur me simbolikë. Përfaqësues të grupimit deklaruan se data 28 Nëntor u zgjodh si një mesazh se atdhedashuria nis me kujdesin dhe përgjegjësinë ndaj njëri-tjetrit, e veçanërisht ndaj fëmijëve.

Sipas tyre, ngjarja tragjike e Martinit shërben si kujtesë dhe thirrje për rritjen e sigurisë në shkolla, ndërsa theksuan se angazhimi për të ngritur zërin ndaj institucioneve do të vazhdojë.

Ndërkohë, grupimi dhe familja janë ende në pritje të përgjigjes zyrtare nga Bashkia e Tiranës dhe ZVA, lidhur me kërkesën e tyre për vendosjen e stolit në oborrin e shkollës “Fan Noli”.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme