Sociale 21 December 2025, 14:16 Nga VNA

Sherret mes të miturve, një fenomen shqetësues në Shqipëri. Vetëm këtë vit afro 200 të mitur janë përfshirë në rrahje, 2 kanë humbur jetën

Ndaje në Whatsapp
Sherret mes të miturve, një fenomen shqetësues në

Sherret mes të miturve janë kthyer në një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare. Vetëm këtë vit, të dhënat tregojnë se afro 200 të mitur janë përfshirë në rrahje me njëri-tjetrin dhe, akoma më rëndë, në 15–20 raste janë regjistruar plagosje të rënda me dashje.

Rrahjet dhe konfliktet mes të miturve të moshës 14–18 vjeç, të cilat në disa raste kanë përfunduar edhe me përdorimin e thikave, kanë burimin kryesor në rrjetet sociale, të cilat më pas gjenerojnë sherre në oborret e shkollave dhe jashtë tyre.

Këtë vit, dy të mitur humbën jetën si pasojë e këtyre sherrreve me thikë: 14-vjeçari Martin Cani, në derën e shkollës “Fan Noli” në Tiranë, dhe 15-vjeçari Emiljano Gjoni në Shkodër. Në të dy rastet, të miturit humbën jetën nga thikat e përdorura nga bashkëmoshatarët e tyre.

Video

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

Kur protestës i del pronari.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme