Sociale 25 December 2025, 08:42 Nga VNA

Sa orë në ditë kalojnë shqiptarët në internet? Balkan Barometer: 7% e popullsisë, mbi 6 orë online

Ndaje në Whatsapp

Sa orë në ditë kalojnë shqiptarët në internet?

Qëndrimi në internet është bërë një nga gjërat më të nevojshme për qytetarët, sidomos për çështje pune apo lehtësirat e përditshme të teknologjisë. Balkan Barometer ka sjellë disa të dhëna nga anketa që u është bërë qytetarëve në lidhje me kohën e qëndrimit në internet sipas orëve. Këto aktivitete në internet përfshijnë qëndrimin në rrjetet sociale, shfletimin në web apo edhe blerjet online.

Sipas anketës, 27% e qytetarëve shpenzojnë deri në një orë në ditë në internet, duke e përdorur atë kryesisht për komunikim bazë, informim apo shërbime të thjeshta online. Ndërkohë, 37%  deklarojnë se e përdorin internetin të paktën 2-3 orë në ditë, përqindja më e lartë mes kategorive, çka tregon se interneti është kthyer në një mjet të domosdoshëm në përditshmëri.

Një tjetër grup i rëndësishëm përfaqësohet nga 16% e të anketuarve që kalojnë 4–5 orë në ditë online, çka lidhet më së shumti me përdorimin e rrjeteve sociale, ndjekjen e mediave online, si edhe blerjet apo shërbimet digjitale. Megjithatë, përdorimi më intensiv i internetit mbetet i kufizuar,  vetëm 7%, deklarojnë përdorim prej 6 orësh ose më shumë në ditë.

Në anën tjetër, 12% e qytetarëve në Shqipëri deklarojnë se nuk e përdorin fare internetin, një tregues që nënvizon vazhdimësinë e hendekut digjital në vend. Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria pozicionohet afërsisht pranë mesatares rajonale, por dallon për përqindjen relativisht më të ulët të përdoruesve intensivë të internetit. Kjo sugjeron se, pavarësisht rritjes së aksesit dhe zgjerimit të shërbimeve online, përdorimi i avancuar i teknologjisë digjitale ende nuk është bërë normë për një pjesë të popullsisë./Scan/

Sa orë në ditë kalojnë shqiptarët në internet?

Video

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme