Sociale 26 December 2025, 18:14 Nga VNA

Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorante?

Ndaje në Whatsapp

Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorante?

Teksa viti I ri po troket, e gjithë vëmendja shkon tek mbrëmja festive. Teksa disa vite më parë për shqiptarët shihej si një darkë ku familja mblidhej në shtëpi dhe festonte ndërrimin e viteve, tashmë gjithmonë e më shumë për të festuar po preferohen restorantet, të cilët ofrojnë paketa të ndryshme festive.

Çmimet varijojnë nga njëra zonë në tjetrën. Nga qytetet e mëdha te zonat turistike, çmimi zakonisht lidhet me atë që përfshihet në paketë, menu fiksë, muzikë live, pije pa limit dhe në shumë raste, edhe akomodim e SPA.

Në kryeqytet, ofertat shfaqen kryesisht si menu festive me disa pjata dhe ëmbëlsirë, ku çmimet lëvizin zakonisht nga rreth 8,000- 13.000lekë për person në lokalet e mesme, ndërsa në vendet më të sofistikuara apo me program të plotë, çmimet rriten ndjeshëm. Në disa raste çmimi ndahet qartë mes vetëm darkë dhe darkë plus paketë festive.

Në juglindje, mbrëmjet gala shfaqen shpesh si menu tradicionale e bollshme, e kombinuar me atmosferë festive. Për Korçën e zonat përreth, çmimet e afishuara shfaqen kryesisht në intervalin 8,500–10,000 lekë për person, shpesh me formulën pije pa limit dhe me tarifa të veçanta për fëmijët. Në Voskopojë, shumë oferta jepen me rezervim dhe çmimi shpesh komunikohet drejtpërdrejt, sidomos kur paketa lidhet me akomodimin.

Në Durrës, tregu dominohet nga paketat e hoteleve dhe resorteve. Këtu dallimi kryesor është nëse merr vetëm darkën gala apo edhe akomodim. Çmimet e afishuara nisin nga rreth 80–100 euro për person për darkën, ndërsa paketat me akomodim shkojnë zakonisht në 125–170 euro për person.

Në Vlorë çmimete publikuara varijojnë nga rreth 80-100 euro në opsionet standard, ndërsa resortet që shesin paketa me më shumë shërbime, ofrojnë çmime në nivele më të larta, rreth 159–299 euro, sipas gjatësisë së qëndrimit.

Në veri, qasja duket më e balancuar. Në Shkodër mund të gjenden paketa nga  80  euro, rreth 80–95 euro, sidomos kur lidhen me akomodim.

Në thelb, çmimi i Vitit të Ri në restorante nuk lidhet vetëm me menunë, por me paketën e plotë, duke nisur nga ushqimi,pijet e deri tek shoë, apo akomodimi./Scan/

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme