Sociale 8 December 2025, 18:16 Nga VNA

Rrugët që vrasin çdo ditë: Shqipëria në krye të listës së fataliteteve në rajon

Ndaje në Whatsapp
Rrugët që vrasin çdo ditë: Shqipëria në krye

Pavarësisht shifrave tejet “optimiste” dhe propagandës për “sigurinë rrugore”, Shqipëria vijon të mbajë vendin e parë në rajon për numrin e fataliteteve në aksidentet rrugore. Të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë e rendisin vendin tonë si më problematikun në Ballkan për humbjet e jetëve në rrugë.

Sipas këtij raporti, në Shqipëri regjistrohen 10.8 fatalitete për çdo 100 mijë banorë nga aksidentet rrugore, duke lënë pas të gjitha vendet e rajonit. Në vend të dytë renditet Mali i Zi, por me shifra dukshëm më të ulëta, rreth dy fatalitete më pak për 100 mijë banorë krahasuar me Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut ka pothuajse gjysmën e shifrave të Shqipërisë, me 5.7 fatalitete për çdo 100 mijë banorë. Edhe Greqia dhe Italia, vende me qarkullim dhe densitet shumë më të lartë automjetesh, paraqiten më mirë në këtë renditje, përkatësisht me 7.3 dhe 5 fatalitete për 100 mijë banorë.

Ndërkohë që rrugët e Shqipërisë përgjakën pothuajse çdo ditë, vendi nuk ka ende një strategji të qartë, funksionale dhe afatgjatë për uljen e numrit të aksidenteve dhe viktimave. Masat sporadike, kontrollet e përkohshme dhe fushatat formale nuk po japin asnjë ndikim real në terren.

Ekspertët e sigurisë rrugore theksojnë se, përveç drejtimit të pakujdesshëm dhe shkeljeve të rënda nga drejtuesit e mjeteve, një rol të madh në rritjen e aksidenteve luajnë infrastruktura e amortizuar dhe sinjalistika rrugore e pasaktë ose mungesa e saj në shumë segmente problematike të rrugëve kombëtare dhe urbane.

Në kushtet kur statistikat flasin qartë dhe humbjet njerëzore shtohen nga viti në vit, siguria rrugore në Shqipëri mbetet një dështim i hapur shtetëror dhe një kërcënim i përditshëm për jetën e qytetarëve.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme