Sociale 17 August 2025, 09:34 Nga VNA

Ndezi zjarr në tokën e tij, dogji edhe pemtorinë, përfundon në pranga

Ndaje në Whatsapp
Ndezi zjarr në tokën e tij, dogji edhe pemtorinë, përfundon

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Rrogozhinës pasi ndezi zjarr në tokën e tij, i cili më pas u përhap duke djegur një sipërfaqe të madhe toke dhe pemë frutore në fshatin Ballaj.

I arrestuari është identifikuar si Izabel Aliu, banues në Vilëbashtovë. Policia njofton se zjarri nisi gjatë djegies së mbeturinave në tokën e tij dhe u përhap jashtë kontrollit. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Shërbimet e Policisë apelojnë që qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbeturinave ose mbetjeve bujqësore dhe të shmangin hedhjen e cigareve të ndezura pranë sipërfaqeve pyjore.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme