Sociale 1 December 2025, 17:21 Nga VNA

Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në 10-mujor

Ndaje në Whatsapp

Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në

Ekonomia e vendit tonë harxhoi për blerjen e ushqimeve jashtë një shumë prej 135 miliardë lekësh (1.4 miliardë euro) në 10-mujorin 2025, me rritje 3.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2024.

Nga ana tjetër, megjithëse ka një rritje të eksporteve, shifrat tregojnë se prodhimi i brendshëm nuk po mbulon zgjerimin e konsumit për ushqime.

Të dhënat tregojnë një zgjerim të konsumit, çmime më të larta në tregjet ndërkombëtare dhe një varësi të qëndrueshme nga importet për kategoritë kryesore të ushqimeve.

Rritjen më të fortë e ka shënuar grupi kafe, çaj dhe erëza, ku importet janë rritur me 38%, duke reflektuar rritje të çmimeve globale dhe zgjerim të konsumit të brendshëm.

Po ashtu, rritje të ndjeshme kanë pësuar edhe frutat dhe arrat e ngrënshme (+11.6%), produktet bulmetore dhe vezët (+12.2%), si dhe ushqimet e përgatitura prej mishi, peshku e molusqeve (+14.3%). Shtesë e fortë vërehet edhe te kakao dhe produktet e saj (+10%).

Në total, importet e produkteve ushqimore u rritën me 3 miliardë lekë (rreth 30 milionë euro), krahasuar me vitin 2024, duke konfirmuar se Shqipëria mbetet një treg që e mbështet konsumin ushqimor kryesisht te furnizimet e importuara.

Importet e ushqimeve në vlerë po rriten për dy arsye kryesore: rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare për disa artikuj të tillë si kafeja dhe kakao, dhe nga ana tjetër rritja e konsumit, e nxitur nga turistët.

Në 10-mujorin 2025, importet e ushqimeve ishin tre herë më të larta se eksportet e këtij grupi. Varësia e lartë ndaj importeve të ushqimeve e bën vendin më të ndjeshëm ndaj çmimeve globale, luhatjeve të kursit të këmbimit dhe çrregullimeve të zinxhirëve të furnizimit.

Importet më të larta ulin konkurrencën dhe motivimin për të prodhuar brenda vendit. Një tjetër pasojë është zgjerimi i deficitit tregtar.

Siguria ushqimore gjithashtu cenohet, pasi ndërprerjet në furnizim mund të sjellin mungesë të produkteve bazë dhe rritje të çmimeve, ndërsa kontrolli i cilësisë bëhet më i vështirë për shkak të volumit të madh të importeve.

Fermerët mendojnë se zgjerimi i prodhimit bujqësor vjen duke aplikuar stimuj fiskalë dhe politika mbështetëse për prodhuesit vendas, përfshirë subvencione për teknologji, kredi me normë të ulët interesi dhe trajnime për menaxhim modern të bujqësisë. Kjo ndihmon prodhuesit të jenë më konkurrues dhe të qëndrueshëm.

Shqipëria nuk ka ende koordinim institucional dhe politika të planifikimit strategjik, për të identifikuar prioritetet në prodhimin ushqimor, menaxhimin e tregut dhe monitorimin e importeve./Monitor.al/

Rritet varësia nga importet e ushqimeve, 1.4 miliardë euro në

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme