Sociale 21 December 2025, 09:34 Nga VNA

Rritet fluksi i pasagjerëve në Portin e Vlorës në prag të festave

Ndaje në Whatsapp
Rritet fluksi i pasagjerëve në Portin e Vlorës në prag

Fluksi i pasagjerëve në Portin e Vlorës po shënon rritje në ditët e fundit të vitit. Gjatë mëngjesit të së dielës kanë mbërritur në Vlorë 692 pasagjerë dhe 147 automjete me tragetin e linjës Brindisi–Vlorë, në kuadër të lëvizjeve për festat e fundvitit.

Dhjetëditëshi i fundit i vitit 2025 ka sjellë një shtim të ndjeshëm të qarkullimit në këtë port, pasi qytetarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit po kthehen për të kaluar festat pranë familjeve të tyre. Një ditë më parë, në Portin e Vlorës kishin mbërritur 288 pasagjerë.

Autoritetet portuale bëjnë me dije se lëvizjet pritet të vijojnë me intensitet edhe në ditët në vijim. Sipas parashikimeve, piku i fluksit do të regjistrohet më 23–24 dhjetor, si dhe në periudhën 26–29 dhjetor, kur pritet rritje e ndjeshme e numrit të udhëtarëve dhe automjeteve.

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme