Sociale 25 December 2025, 16:08 Nga VNA

Rriten tarifat për zhdoganimin e makinave të përdorura, më shtrenjtë nga viti i ardhshëm

Ndaje në Whatsapp
Rriten tarifat për zhdoganimin e makinave të përdorura, më

Duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, qytetarët që do të blejnë makina të përdorura do të përballen me kosto më të larta. Ministria e Financave ka publikuar një udhëzim të ri, ku përcaktohen çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve.

Sipas udhëzimit, të gjitha automjetet e përdorura që importohen nga Europa, Kina apo Koreja e Veriut do t’i nënshtrohen tarifave të reja dhe më të larta të zhdoganimit. Pagesa do të bëhet në bazë të madhësisë së cilindratës së automjetit.

Për autoveturat deri në 1.400 cc, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 130 mijë lekë në 162.5 mijë lekë, rreth 25% më shumë. Ndërsa për automjetet me cilindratë 1.400–1.900 cc, vlera rritet nga 200 mijë në 250 mijë lekë.

Udhëzimi parashikon rritje edhe për automjetet me cilindratë më të lartë, ku për mjetet e përdorura mbi 4.500 cc, tarifa e zhdoganimit arrin deri në 1 milion lekë.

Nga këto ndryshime preken edhe bizneset që përdorin kamionçina, furgonë dhe kamionë. Për mjetet deri në 1.5 tonë, pragu minimal i zhdoganimit rritet nga 400 mijë në 500 mijë lekë, ndërsa për kamionët mbi 15 tonë nga 1.2 milion në 1.5 milion lekë.

Sipas statistikave zyrtare, në periudhën janar–nëntor 2025 janë regjistruar për herë të parë 89.654 mjete, nga të cilat 73.066 janë autovetura. Të dhënat tregojnë se rreth 80% e tyre janë mjete me mbi 8 vite përdorim.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme