Sociale 17 September 2025, 07:43 Nga VNA

Rreth 63 mijë të punësuar deri në qershor 2025 në ndërtim, 40% e tyre në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Rreth 63 mijë të punësuar deri në qershor 2025 në

Në Tiranë vitet e fundit, pothuajse në çdo zonë të saj nga qendra në periferi, sheh hapjen e kantiereve të reja të ndërtimit, ndërsa shumë projekte të tjera pritet të zhvillohen. Zhvillimi i sektorit të ndërtimit, veçanërisht në kryeqytet ka nxitur shtimin e punësimeve në dekadën e fundit.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve deri në muajin qershor 2025 në këtë sektor janë të punësuar 62,9 mijë të punësuar. Peshën më të madhe për numrin e të punësuarve e mban Tiranë. Në kryeqytet numri i të punësuarve në ndërtim arriti në 24,350 të punësuar deri në qershor 2025, duke përbërë 40% të totalit të punësimeve të sektorit për 6 mujorin.

Nga viti 2015 deri në muajin qershor 2025, sektori i ndërtimit rezulton se ka shtuar mbi 20 mijë të punësuar në nivel kombëtar.

Sipas të dhënave të DPT në vitin 2024 në këtë sektor ishin të punësuar 61,2 mijë punonjës. Krahasuar me 2023 numri i tyre është rritur 6%. Në raport me 2015 numri i të punësuarve në sektorin e ndërtimit u rrit

Ndër vite Tirana ka qenë lokomotiva kryesore e këtij zgjerimi. Në 2024 të punësuar në ndërtim në Tiranë ishin 23,4 mijë punonjës. Krahasuar me 2023 numri i tyre u rrit rreth 8%. Ndërsa krahasuar me 2015 numrin i tyre në 2024 u rrit 55%.

Kjo tendencë përkon me bum-in e projekteve të mëdha urbane, veçanërisht ndërtimin e kullave të larta, qendrave të biznesit, ndërtesave rezidenciale dhe objekteve multifunksionale në zonat qendrore dhe periferike të Tiranës.

Ekspertët shpjegojnë se kjo rritje lidhet ngushtë me rritjen e kërkesës për apartamente dhe zyra në Tiranë, si dhe me investimet publike në infrastrukturë. Po ashtu, një pjesë e rritjes së punësimit ka ardhur nga zhvendosja e fuqisë punëtore nga sektorë të tjerë drejt ndërtimit, për shkak të pagave më konkurruese dhe nevojës së lartë për krah pune, por edhe të punësimeve të të huajve veçanërisht shtetasit turq

Rritja e vazhdueshme e të punësuarve në sektorin e ndërtimit vjen në një kohë kur sektori përballet me sfida të tjera, si mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore dhe ndikimet nga ekonomia informale.

Tatimet kanë parashikuar që në muajin tetor të nisin edhe planin operacional për sektorin e ndërtimit, ku në fokus do të jetë edhe praktika e përdorimit të kleringut. Plani operacional për sektorin e ndërtimit do të nisë pas përfundimit të kontrollit për sektorin e turizmit. Administrata Tatimore do të bëjë publike objektivat dhe qasjen e këtij plani përmes kanaleve zyrtare të komunikimit./ Monitor

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme