Sociale 2 November 2025, 13:33 Nga VNA

Rikthehet lëvizja pa kontrolle në kufirin Shqipëri–Kosovë deri në fund të shkurtit

Ndaje në Whatsapp
Rikthehet lëvizja pa kontrolle në kufirin

Lëvizja pa kontrolle në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer për automjetet me targa shqiptare dhe kosovare. Vendimi, që hyri në fuqi më 1 nëntor, do të qëndrojë në zbatim deri në fund të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Gjatë kësaj periudhe, kontrollet do të kryhen vetëm për automjetet me targa të huaja, por me procedurë të përshpejtuar, për të shmangur pritjet e gjata në pikat kufitare, veçanërisht në Morinë dhe Vermicë.

Ky regjim i lehtësuar u rikthye pas një muaji pezullim gjatë tetorit, kur u krye regjistrimi dhe verifikimi i mjeteve dhe udhëtarëve. Edhe atëherë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët e të dy vendeve kalonin pa kontrolle.

Marrëveshja për lëvizje të lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës synon të lehtësojë qarkullimin dhe të shmangë trafikun në kufi. Ajo ka dhënë rezultate të dukshme, sidomos në sezonin veror, kur fluksi i udhëtarëve është më i lartë.

Sipas marrëveshjes, periudhat e lëvizjes pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt. Në total, qytetarët e të dy vendeve përfitojnë 9 muaj në vit me kalim të lehtësuar, ndërsa në mars, prill dhe tetor zbatohen kontrolle të plota, përveç fundjavave dhe festave zyrtare.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme