Sociale 2 November 2025, 17:03 Nga VNA

Rikthehet lëvizja e lirë në kufirin Shqipëri–Kosovë

Ndaje në Whatsapp
Rikthehet lëvizja e lirë në kufirin

Prej 1 nëntorit në të gjitha pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për automjetet me targa shqiptare dhe kosovare. Ky lehtësim do të qëndrojë në fuqi deri më 28 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare do të kryhen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me procedura të përshpejtuara për të shmangur pritjet e gjata, sidomos në pikat më të ngarkuara si Morina dhe Vermica.

Regjimi pa kontrolle rikthehet pas një pezullimi njëmujor në tetor, kohë gjatë së cilës autoritetet shqiptare dhe kosovare zhvilluan procesin e regjistrimit dhe kontrollit të mjeteve dhe udhëtarëve. Edhe gjatë asaj periudhe, fundjavat dhe festat zyrtare mbetën të përjashtuara nga kontrollet.

Sipas marrëveshjes mes dy qeverive, periudhat e lëvizjes së lirë pa kontrolle janë 1 maj – 30 shtator dhe 1 nëntor – 28 shkurt, ndërsa në muajt mars, prill dhe tetor zbatohen kontrolle të rregullta, me përjashtim të ditëve të pushimit zyrtar.

Ky model qarkullimi, që u aplikua për herë të parë disa vite më parë, synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, të nxisë bashkëpunimin ekonomik dhe të ulë trafikun kufitar, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror kur fluksi i udhëtimeve mes dy vendeve rritet ndjeshëm.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme