Sociale 30 December 2025, 09:57 Nga VNA

Rikthehet gradualisht furnizimi me ujë në Vlorë pas 5 ditësh ndërprerje

Ndaje në Whatsapp
Rikthehet gradualisht furnizimi me ujë në Vlorë pas 5 ditësh

Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë në qytetin e Vlorës është riparuar gjatë orëve të para të mëngjesit. Sipas burimeve zyrtare, punimet për rregullimin e tubit janë përfunduar rreth orës 04:00, moment kur ka nisur edhe furnizimi i depove kryesore të qytetit.

Aktualisht, një pjesë e zonave të Vlorës po furnizohen me ujë, ndërsa në pjesën tjetër të qytetit furnizimi pritet të rikthehet gradualisht gjatë orëve në vijim. Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi nuk po realizohet ende me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e instaluar ndodhet në fazë testimi.

Ekspertët e ujësjellësit po monitorojnë nga afër tubacionin e riparuar, duke rritur gradualisht presionin dhe sasinë e ujit të injektuar në sistem, me qëllim garantimin e një funksionimi të sigurt dhe të qëndrueshëm.

Me mbushjen e plotë të depove dhe përfundimin e testimeve teknike, pritet që furnizimi me ujë për qytetarët e Vlorës të rikthehet plotësisht në normalitet gjatë orëve në vijim.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme