Sociale 25 January 2026, 11:52 Nga VNA

Rikthehen reshjet e shiut, rrezik në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër

Ndaje në Whatsapp
Rikthehen reshjet e shiut, rrezik  në Shkodër, Vlorë dhe

Sot pasdite dhe gjatë ditës së nesërme, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare dhe mund të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 900 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të shkaktojnë rrëshqitje gurësh, inertesh dhe vërshime të ujit në zona urbane, sidomos në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, në varësi të sistemit të kanalizimeve.

Temperaturat për ditën e nesërme (e hënë, 26 janar) priten:

Në bregdet: 8–14 °C

Në vendet e ulëta: 3–13 °C

Në vendet malore: 1–8 °C

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve në rrugë dhe zonat e përmbytshme, si dhe të shmangen aktivitetet në zona malore gjatë shtrëngatave.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme