Sociale 2 September 2025, 11:28 Nga VNA

Rehabilitimi i shpellës në Himarë / Studiuesi Tare denoncon: 2.4 milionë euro për një projekt plagjiaturë

Ndaje në Whatsapp
Rehabilitimi i shpellës në Himarë / Studiuesi Tare denoncon: 2.4

Studiuesi Auron Tare ka bërë një denoncim publik për projektin e "Rehabilitimit" të Shpellës së Spilesë në Himarë. Në rrjetet sociale, Tare shkruan se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për ata që qëndrojnë pas këtij projekti. Sipas tij, individë të cilët jo vetëm kanë përfituar fondet për realizimin e projektit, por janë edhe hartuesit e tij dhe njëkohësisht mbikëqyrësit.

Sipas Tares, vlera e projektit është 2.4 milionë euro, një shumë që mund të verifikohet në tabelën e vendosur në Kalanë e Kaninës.

Megjithëse janë marrë fonde të konsiderueshme për tre projekte të ashtuquajtura “Interpretim Turistik”, ai thekson se prezantimet publike përmbajnë plagjiaturë, duke përdorur materiale të marra nga Kina dhe duke i paraqitur si projekte që do të zbatohen në Spile të Himarës.

 

 

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme