Sociale 12 August 2025, 11:23 Nga VNA

Reagimi i Hysenbelliut pas ndërhyrjes në ambientet e News24 dhe grupit Panorama: “Ky është një akt brutal kundër lirisë së shtypit”

Ndaje në Whatsapp
Reagimi i Hysenbelliut pas ndërhyrjes në ambientet e News24 dhe grupit

Hysenbelliu, drejtues i “Focus Group” që përfshin News24, Panorama TV, Gazetën Panorama, Panorama Sport, Panorama Online dhe Gazetën Shqiptare Online, dënoi ashpër ndërhyrjen e policisë dhe ushtrisë në ambientet e televizionit dhe mediave të tij.

Sipas tij, pa asnjë paralajmërim, urdhër gjykate apo bazë ligjore, forca të shumta të sigurisë bllokuan hyrjen, ndërprenë me forcë sinjalin e transmetimit dhe ndërhyrën në punën e gazetarëve dhe stafit teknik.

Hysenbelliu e cilëson këtë veprim si një shkelje flagrante të lirisë së shtypit dhe të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

Ai paralajmëroi se civilë të paidentifikuar hynë në ambientet e medias dhe morën dokumente konfidenciale dhe materiale të ndjeshme, që lidhen me hetime serioze për korrupsion dhe abuzim me pushtetin. Këto materiale janë rezultat i punës së palodhur dhe të rrezikshme të gazetarëve të tyre, dhe tani përveç dëmit moral, rrezikohet edhe jeta e tyre.

Në mesazhin drejtuar stafit të News24 dhe grupit Panorama, Hysenbelliu i ftoi të qëndrojnë të fortë dhe krenarë për misionin e tyre, duke theksuar: “News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket.”

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme