Sociale 21 February 2026, 13:01 Nga VNA

Reagim zyrtar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë: Dënojmë lëndimin e besimtarëve pranë Xhamisë së Namazgjasë

Ndaje në Whatsapp
Reagim zyrtar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit 2026 pranë Xhamia e Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive.

Në deklaratën e tij, Komuniteti Mysliman shpreh indinjatën e thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë”, thuhet në reagim.

Institucioni dënon me vendosmëri incidentin, duke theksuar se besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak, ndërsa bën thirrje për maturi dhe vetëpërmbajtje nga të gjithë aktorët e përfshirë.

“U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të tregojnë përgjegjësi, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër”, përfundon reagimi zyrtar.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme