Sociale 13 October 2025, 19:50 Nga VNA

Raporti i Instituti për Liri dhe Trashëgim, shqiptarët kundër projektligjit “Për Barazinë Gjinore”

Ndaje në Whatsapp
Raporti i Instituti për Liri dhe Trashëgim, shqiptarët

Instituti për Liri dhe Trashëgimi publikoi sot raportin përmbledhës të një studimi kombëtar mbi qëndrimet e qytetarëve ndaj projektligjit “Për Barazinë Gjinore” (2025), i cili po diskutohet aktualisht në arenën publike dhe institucionale.

Ky raport, i bazuar në sondazhin më të madh të kryer ndonjëherë mbi këtë temë në Shqipëri, përfshin përgjigjet e 10,010 qytetarëve nga të gjitha qarqet e vendit. Me një margjinë gabimi prej vetëm ±1.2% dhe një nivel besueshmërie prej 95%, qëllimi i raportit është të ofrojë një pasqyrë të qartë dhe të besueshme të opinionit publik.

Gjetjet kryesore të studimit:

97.6% e të anketuarve e përcaktojnë gjininë si mashkull dhe femër biologjik, duke refuzuar konceptin e “identiteteve gjinore” si konstrukt social.

99% e qytetarëve e konsiderojnë familjen tradicionale (burrë, grua dhe fëmijë) si themeli i shoqërisë shqiptare.

96% shprehen kundër zëvendësimit të termave “nënë” dhe “babë” me “Prind 1 / Prind 2”, duke e cilësuar këtë si konfuzion potencial për fëmijët.

95.7% refuzojnë futjen e edukimit gjinor në shkolla, të cilin e shohin si indoktrinim ideologjik, jo si edukim për barazi.

92.1% janë kundër martesave dhe adoptimit nga persona të të njëjtës gjini, edhe në rast se kjo do të përbënte një kusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

85% kërkojnë që qeveria të fokusohet më shumë në mbrojtjen e familjes dhe rritjen e lindshmërisë, sesa në promovimin e politikave gjinore.

94% e qytetarëve kërkojnë që ligjet që prekin vlerat morale dhe familjare të miratohen vetëm përmes referendumeve popullore, jo vetëm me vendime parlamentare.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme