Sociale 14 August 2025, 18:08 Nga VNA

Raporti i CRCA/ Vetëm 22% e popullsisë janë të rinj, emigracioni po boshatis vendin

Ndaje në Whatsapp
Raporti i CRCA/ Vetëm 22% e popullsisë janë të rinj,

Popullsia e Shqipërisë po përballet me një plakje të shpejtë dhe një tkurrje të ndjeshme, kryesisht për shkak të emigracionit masiv të të rinjve. Sipas raportit më të fundit të CRCA, “Rinia në Shqipëri 2025”, vetëm 22% e popullsisë përbëhet nga persona të moshës 15-29 vjeç.

Ekspertët evidentojnë se dëshira e të rinjve për të emigruar mbetet shumë e lartë, ndërsa fenomeni i “ikjes së trurit” prek rreth 35% të studentëve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë vendit.

Një tjetër sfidë madhore është papunësia. Raporti thekson se shkalla e papunësisë tek të rinjtë qëndron mbi mesataren kombëtare, me pengesa të shtuara nga mungesa e përvojës dhe përfshirja në sektorin informal, që vështirësojnë integrimin në tregun e punës.

Situata sociale paraqitet po ashtu shqetësuese. Krimet seksuale të kryera nga të rinjtë u rritën me 20.5% në vitin 2024, ndërsa dhuna ndaj vajzave mbetet një problem i vazhdueshëm. Platforma iSIGURT.al raportoi 407 raste të abuzimeve online, një rritje prej 66.8% krahasuar me vitin 2023. Bullizmi kibernetik, gjuha e urrejtjes dhe përndjekja janë ndër format më të përhapura.

Për të përballuar këto sfida, ekspertët rekomandojnë:

Zhvillimin e arsimit profesional dhe kompetencave digjitale;

Krijimin e mundësive të qëndrueshme për punësim;

Forcimin e politikave për të frenuar emigracionin;

Mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna dhe abuzimi.

Ndërkohë, në një zhvillim ndërkombëtar, SHBA ka shënuar nivelin më të ulët të konsumit të alkoolit në 90 vitet e fundit, sipas sondazhit të GALLUP. Ekspertët e shpjegojnë këtë me një ndërgjegjësim në rritje mbi dëmet që sjell edhe konsumimi “i moderuar” i alkoolit.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme