Sociale 10 December 2025, 13:02 Nga VNA

Raport alarmant: 15% e shqiptarëve nuk përballojnë dot shërbimin shëndetësor, ilaçet zënë peshën më të madhe të kostos

Ndaje në Whatsapp
Raport alarmant: 15% e shqiptarëve nuk përballojnë dot

Afro 15% e popullsisë në Shqipëri përballet me vështirësi serioze financiare për të mbuluar shërbimet shëndetësore. Alarmi vjen nga një raport i ri global i Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili thekson se kostoja e ilaçeve është burimi kryesor i kësaj barre ekonomike.

Sipas raportit, në tre të katërtat e vendeve me të dhëna të disponueshme, ilaçet përbëjnë të paktën 55% të shpenzimeve shëndetësore familjare. Situata është edhe më e rëndë për personat që jetojnë në varfëri, të cilët shpenzojnë mesatarisht 60% të buxhetit të tyre shëndetësor vetëm për medikamente, duke reduktuar mundësinë për të përballuar nevoja të tjera bazë.

Raporti paralajmëron se, pa përshpejtim të reformave dhe mbështetje më të madhe financiare, mbulimi i plotë shëndetësor pa kosto të papërballueshme do të mbetet një objektiv i largët. Indeksi global i mbulimeve shëndetësore pritet të arrijë vetëm 74 nga 100 pikë deri në vitin 2030, duke lënë 1 në 4 persona në botë ende në vështirësi financiare në fund të periudhës së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Video

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme