Sociale 20 December 2025, 18:38 Nga VNA

Qytetarë dhe kleri protestojnë në Laç kundër projektit të Kishës së Shën Ndout

Ndaje në Whatsapp
Qytetarë dhe kleri protestojnë në Laç kundër

Dhjetëra qytetarë së bashku me frat Ndue Toplanën, u mblodhën në Kishën e Shën Ndout në Laç për të kundërshtuar projektin e Provincës Françeskane për transformimin e kishës.

Me moton “Stop Groposjes së Besimit”, ata kërkuan ndalimin e punimeve, duke theksuar se ky vend po rrezikohet të shndërrohet në një ambient të ngjashëm me një varrezë.

“Këtu është bërë një projekt ku do të prishet krejt, krejt sheshi deri te parkingu, krejt çdo gjë duke përjashtu kishën e vogël. Edhe në fund poshtë kësaj, poshtë ku j tash do të bëhet kripta, vendi për lutje, edhe kripta gjithkush e di nëpër botë se është vend varresh. Edhe ne normalisht unë nuk kam qejf që shqiptarët përgjithësisht të vijnë në këtë kishë të hyjnë në varre për me u lut. E dua që të jemi një kishë sipër, sipër vendit, sipër sheshit”, tha prifti Ndue Toplana.

Sipas qytetarëve dhe përfaqësuesve të kishës, projekti aktual cenon identitetin dhe shenjtërinë e vendit.

Provinca Françeskane ka hedhur poshtë këto pretendime, duke deklaruar se kisha ekzistuese nuk do të preket por do të ndërtohet një katedrale e re mbi tokë dhe një vend për lutje poshtë saj. 

Video

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

Dita e 21-të e protestës, studentët bëjnë thirrje për bojkot.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme