Sociale 27 November 2025, 09:58 Nga VNA

Qindra hektarë tokë nën ujë pas daljes nga shtrati të lumit Ishëm

Ndaje në Whatsapp

Qindra hektarë tokë nën ujë pas daljes nga shtrati të

Qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë përmbytur mëngjesin e sotëm në fshatin Murqinë të Krujës. Shkak për situatën është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm, pas reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit.

Lagjja fundore e fshatit, që lidh zonën me pjesën tjetër të territorit, është izoluar plotësisht. Rruga është mbuluar nga uji, i cili në disa segmente arrin deri në 40 centimetra, duke e bërë qarkullimin të mundur vetëm për mjetet e larta.

Deri tani nuk raportohet për dëme të tjera apo banorë të rrezikuar, por autoritetet lokale shprehen se situata mbetet e varur nga intensiteti i reshjeve dhe prurjet e lumit nga Tirana. Në rast se shirat do të vijojnë me të njëjtin ritëm, përmbytjet rrezikojnë të përkeqësohen.

Murqina është ndër zonat që përmbytet rregullisht çdo vit. Në të shkuarën, për evakuimin e banorëve në disa lagje është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve me gomone dhe madje edhe përdorimi i helikopterëve.

Pavarësisht historikut të përmbytjeve dhe rrezikut të përsëritur, banorët theksojnë se prej dekadash nuk është marrë asnjë masë e qëndrueshme për përmirësimin e situatës.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme