Sociale 29 April 2026, 17:01 Nga VNA

Qeveria i jep 7.3 milionë euro kapital fillestar kompanisë të krijuar nga AKSHI

Ndaje në Whatsapp

Qeveria i jep 7.3 milionë euro kapital fillestar kompanisë të

Në mbledhjen e fundit të këshillit të Ministrave, qeveria shqiptare ka kaluar fondin prej 700 milionë lekë (rreth 7 milionë euro), për t’u përdorur në formën e kapitalit fillestar për shoqërinë “Albanian Digital Solution”, sh.a., me NIPT M61615021U.

Sipas vendimit, fondi i përcaktuar në pikën 1 të këtij vendimi përballohet nga buxheti i miratuar për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2026, në zërin “Shpenzime kapitale”.

“Albanian Digital Solution” sh.a. është një shoqëri aksionare shtetërore, e krijuar nga AKSHI, me aksionar të vetëm vetë AKSHI-n. Sipas të dhënave të QKB, kompania është themeluar më 14 prill 2026, ka kapital themeltar 700 milionë lekë, administrator Saimir Kapllani dhe objekt kryesor zhvillimin, operimin, mirëmbajtjen dhe mbështetjen teknike të sistemeve, platformave dhe shërbimeve digjitale.

Referenca kryesore ligjore është ligji nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”, i cili rregullon krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit dhe shërbimeve elektronike në Shqipëri.

“Albanian Digital Solution” është një strukturë që buron drejtpërdrejt nga kuadri ligjor i krijuar me ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike” dhe ndryshimet e tij të mëvonshme. Ky ligj përcakton organizimin, funksionimin dhe zhvillimin e sistemeve të informacionit dhe shërbimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, duke vendosur Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) si autoritetin qendror përgjegjës për koordinimin, standardizimin dhe sigurinë e tyre.

Nëpërmjet ndryshimeve të fundit në këtë ligj, është parashikuar që AKSHI të ketë të drejtën të krijojë ose të marrë pjesë në shoqëri të posaçme për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, të cilat do të shërbejnë si struktura operacionale për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe administrimin e sistemeve dhe platformave digjitale. Këto subjekte njihen si shoqëri operatore TIK dhe përfaqësojnë një ndarje funksionale midis rolit strategjik të shtetit dhe zbatimit teknik të projekteve digjitale.

“Albanian Digital Solution” po merr të drejtat si një instrument operacional i shtetit për të menaxhuar në mënyrë më të specializuar dhe fleksibël zhvillimin e infrastrukturës digjitale publike. Ndërkohë që AKSHI ruan përgjegjësinë për politikat, standardet dhe kontrollin institucional, shoqëria po merr përsipër funksionet teknike, si ndërtimi i sistemeve, mirëmbajtja e tyre, si dhe ofrimi i shërbimeve digjitale për institucionet publike.

Krijimi i saj vjen në një kohë që AKSHI është përfshirë në një valë skandalesh, teksa hetimet e SPAK kanë zbuluar skema të dyshuara abuzimi me fondet publike, favorizimi në tendera dhe parregullsi në kontratat për shërbimet dhe infrastrukturën digjitale.

Sipas zhvillimeve të bëra publike, këto hetime janë fokusuar te mënyra e prokurimit të sistemeve dhe platformave, si dhe te marrëdhëniet me operatorë privatë në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Ndërkohë, publiku dhe sidomos bizneset muajt e fundit janë hasur me vështirësi të shumta në aksesimin e shërbimeve publike të ofruara nga E-Albania, platforma qeveritare, që menaxhohet nga AKSHI./Monitor.al/

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme