Sociale 7 December 2025, 08:12 Nga VNA

Qeni i familjes kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

Ndaje në Whatsapp
Qeni i familjes kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet babai:

Nuk ka fjalë për të përshkruar tragjedinë që përjetoi familja dhe i gjithë komuniteti lokal në Zakynthos, me vdekjen e një “engjëlli” dyvjeçar nga sulmi i një qeni.

Nëna me origjinë britanike dhe babai me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë në Agios Leontis, Zakynthos, u arrestuan, siç kërkohet me ligj, ndërsa po shqyrtohet nëse ka pasur neglizhencë në kujdesin ndaj fëmijës dhe në menaxhimin e qenit.

“Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku”, tha babai i djalit për Alpha me zërin që i dridhej.

Sipas informacioneve nga ERT, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur qeni, i cila e sulmoi  duke i shkaktuar lëndime të rënda.

“Qeni ishte endacak, e kishin lëshuar dhe e morëm sepse njerëzit në fshat bërtisnin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar dhe hëngri fëmijën tim . Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai i fëmijës.

Prindërit e fëmijës e çuan atë në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta sjellë në jetë, por për fat të keq nuk ia dolën dot.

Autoritetet kompetente janë mobilizuar për të hetuar rrethanat e sulmit, ndërsa prindërit po mbahen në paraburgim.

 

Video

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

Supermarketet në Belgjikë, Luksemburg, Suedi, Estoni dhe Irlandë kanë raportuar probleme me sistemet e ftohjes së produkteve ushqimore. Problemet janë shfaqur gjatë natës dhe dyshohet se lidhen me incidente në sistemet kompjuterike. Një nga kompanitë e prekura ka deklaruar se shkaku i ndërprerjeve ishte një sulm kibernetik.

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme