Sociale 12 January 2026, 13:57 Nga VNA

Punimet në Qafë Kashar/ Bllokohet qarkullimi nesër e pasnesër në Tiranë–Rinas

Ndaje në Whatsapp
Punimet në Qafë Kashar/ Bllokohet qarkullimi nesër e

Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të përkohshëm të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas.

Bllokimi do të jetë në orarin 20:00 – 06:00, në datat 13–14 janar 2026.

Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

Vorë – Fushë Krujë (kthesa e Rinasit)

Rrugë dytësore

Tiranë – Kamëz – Valias – Rinas

Kashar – Thumanë, rrugë e ndërtuar nga koncesionari

Qytetarët këshillohen të planifikojnë lëvizjet e tyre në kohë dhe të ndjekin sinjalistikën rrugore për të shmangur vonesat.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme