Sociale 11 December 2025, 18:23 Nga VNA

Punime me mjete të rënda në Parkun Arkeologjik të Finiqit; hije dyshimi për kërkimet në zonë

Ndaje në Whatsapp
Punime me mjete të rënda në Parkun Arkeologjik të Finiqit;

Në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Finiqit po zhvillohen prej më shumë se dhjetë ditësh punime me mjete të rënda, të cilat, sipas specialistëve dhe aktivistëve të trashëgimisë kulturore, po kryhen në kundërshtim me praktikat e mbrojtjes së sitit dhe pa praninë e autoriteteve përgjegjëse.

Në Akropolin e Finiqit janë konstatuar dy mjete të rënda që po gërmojnë drejtpërdrejt mbi muret antike. Burime të Forumit të Trashëgimisë Kulturore bëjnë me dije se, pas interesimeve zyrtare, është komunikuar se punimet janë pjesë e një projekti të Ministrisë së Kulturës që synon “stabilizimin e mureve të lashta”.

Por nga verifikimet në terren rezulton një situatë shqetësuese:

Asnjë arkeolog nuk ndodhej në vendgërmim gjatë punimeve.

Nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i institucioneve të kulturës.

Përgjegjësi i Parkut të Finiqit nuk ndodhej në terren.

Drejtoria Rajonale e Kulturës në Vlorë dhe Bashkia Finiq deklaruan se nuk kishin dijeni mbi ndërhyrjet.

Punëtorët e pranishëm nuk pranuan të tregojnë emrin e kompanisë që po kryente punimet “restauruese”.

Ekspertët e restaurimit theksojnë se në parket arkeologjike europiane ku zona nuk është plotësisht e gërmuar apo e studiuar, ndalohet me rregull praktik futja e mjeteve të rënda, pasi rrezikon shtresat arkeologjike dhe integritetin e monumenteve. Në të kaluarën, ndërhyrjet restauruese në Finiq dhe në sitet e tjera kryheshin me metoda të kontrolluara dhe mjete të përshtatura, pa dëmtuar strukturat e lashta.

Gjatë inspektimit është vërejtur gjithashtu se rruga e financuar disa vite më parë me fonde të Bashkimit Europian është dëmtuar rëndë dhe në disa segmente është bërë e pakalueshme, duke shtuar më tej pikëpyetjet mbi menaxhimin e territorit dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Forumi i Trashëgimisë Kulturore kërkon ndërprerjen e menjëhershme të punimeve derisa të sigurohet mbikëqyrja profesionale dhe respektimi i standardeve ligjore për zonat e mbrojtura. Situata në Finiq shihet si një precedent i rrezikshëm që mund të dëmtojë një nga qendrat më të rëndësishme të Epirit antik dhe historisë shqiptare.

Video

Bojkoti me dy standarde i PD-së: Diku braktis sallën, diku ulet për buxhetin

Veliaj sfidon Ramën nga burgu: “Nxirr një provë për protestat, ndryshe ik!”

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme