Sociale 11 August 2025, 12:37 Nga VNA

Protestë përpara News24: Gazetarët e Focus Media News denoncojnë bllokimin e paligjshëm të transmetimit

Ndaje në Whatsapp
Protestë përpara News24: Gazetarët e Focus Media News

“Ne s’jemi kriminelë që na sillni polici e ushtri” – me këtë thirrje, gazetarë dhe punonjës të kompanisë Focus Media News, së bashku me kolegë nga media të tjera, u mblodhën sot në hyrje të godinës së News24, e cila prej tre ditësh mbahet e pushtuar nga policia ushtarake.

Protesta, e nisur nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, erdhi pasi nga mëngjesi i 9 gushtit, Policia e Shtetit ka zaptuar ambientet e televizionit News24, pa vendim gjyqësor, pa praninë e përmbaruesit dhe pa njoftim paraprak.

Aktualisht, 230 gazetarë, teknikë dhe punonjës të News24, BalkanWeb dhe Panorama nuk lejohen të hyjnë në punë, ndërsa transmetimi i News24 është ndërprerë me ndërhyrje që denoncohen si të paligjshme. Në protestë marrin pjesë gazetarë, personazhe publike, politikanë dhe aktivistë, të cilët paralajmërojnë se heshtja ndaj këtij veprimi rrezikon seriozisht lirinë e medias dhe demokracinë në vend.

Protesta para godinës së News24 vijoi me një fjalim të fortë nga gazetarja Klodiana Lala, e cila theksoi se ndërprerja e sinjalit nga autoritetet është një goditje jo vetëm ndaj një mediaje, por ndaj qytetarëve dhe së drejtës për informacion.

Duke folur para kolegëve, aktivistëve dhe qytetarëve të mbledhur, Lala theksoi se News24 ka qenë për 25 vite në vijën e parë të raportimit të lajmit të saktë e të paanshëm, duke zbuluar ngjarje dhe skandale me rëndësi publike. Ajo u shpreh se televizioni nuk lidhet vetëm me një godinë, por është një mision që do të vazhdojë pavarësisht “arrogancës së pushtetit”.

“Gazetaria nuk është një vend pune, por një mision. Neës24 do të jetë këtu për të raportuar çdo detaj, me qytetarët dhe përballë tyre,” deklaroi ajo, duke shtuar se përpjekjet për ta mbyllur këtë zë të medias janë të destinuara të dështojnë.

Lala bëri thirrje për më shumë solidaritet nga komuniteti mediatik, duke kujtuar se publiku e njeh mirë profesionalizmin e News24 dhe do të vijojë t’i besojë këtij televizioni si burim kryesor lajmesh. Protestuesit u zotuan se do të vazhdojnë betejën për rikthimin e transmetimit dhe për mbrojtjen e lirisë së fjalës në Shqipëri.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme