Sociale 28 December 2025, 19:46 Nga VNA

4 ditë pa ujë. Qytetarët në Vlorë prishin festën e Bashkisë dhe hyjnë në Teatrin “Petro Marko”

Ndaje në Whatsapp
4 ditë pa ujë. Qytetarët në Vlorë prishin festën e

Rov tek shkrimi ne faqe vendis kete

Banorët e Vlorës, të përballur prej katër ditësh me mungesën e ujit të pijshëm, dolën sot në protestë para Teatrit “Petro Marko”. Situata u tensionua kur një pjesë e protestuesve thyen kordonin e policisë dhe hynë në ambientet e teatrit, duke ndërprerë edhe një mbrëmje gala që po zhvillohej aty.

Qytetarët u futën në sallë me bidonë dhe pankarta në duar, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë dhe refuzuan të largoheshin nga ambientet e godinës. Në vendngjarje u angazhuan forca të shumta policie, të pozicionuara brenda dhe jashtë teatrit, të cilat u kërkuan protestuesve të dalin jashtë. Pas përplasjeve me policinë, disa prej protestuesve u shoqëruan.

Pas ndërprerjes së aktivitetit, protesta vijoi në rrugë, ku qytetarët bllokuan qarkullimin e automjeteve, në shenjë revolte ndaj situatës së krijuar. Protestuesit shprehën indinjatën ndaj asaj që e konsiderojnë neglizhencë të institucioneve lokale dhe paralajmëruan se do të vijojnë mobilizimin. Ata kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e nesërme, në orën 11:00, deri në marrjen e një përgjigjeje konkrete për rikthimin e furnizimit me ujë.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme