Sociale 6 March 2026, 10:49 Nga VNA

Protestë në Kurdari të Klosit kundër ndërtimit të HEC-it, banorët largojnë mjetet e firmës

Ndaje në Whatsapp
Protestë në Kurdari të Klosit kundër ndërtimit të

Banorët e fshatit Kurdari, në Bashkinë e Klosit, kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një hidrocentrali në përroin e Luses, duke larguar nga zona mjetet e firmës që kishte nisur punimet.

Sipas banorëve, i gjithë fshati është kundër projektit, pasi pretendojnë se ndërtimi i HEC-it rrezikon burimin e ujit dhe jetesën e tyre. Ata thonë se prej rreth 8 muajsh protestojnë për të kundërshtuar këtë projekt.

“Po na marrin burimin e ujit dhe po na detyrojnë të largohemi nga fshati”, shprehen banorët e Kurdarisë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të firmës deklarojnë se kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe se disponojnë dokumentacion të plotë për ndërtimin e hidrocentralit. Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat po monitorojnë situatën për të shmangur përshkallëzimin e protestës.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme